Auditimi brendshëm

bt_bb_section_bottom_section_coverage_image
https://aldtax.com/wp-content/uploads/2020/08/floating_image_04.png

Auditimi brendshëm


aldtax ofron shërbime të auditimit të brendshëm për një shumëllojshmëri të gjerë të organizatave, duke përfshire kompanitë publike dhe private, organizatat jo-fitimprurëse dhe subjekte qeveritare.

Fuqia jonë qëndron në njohuritë e plota të legjislacionit vendorë, njohja në thellësi e aktivitetit të kompanive që auditohen, njohja e standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar dhe standardet ndërkombëtare të auditimit të brendshëm  si dhe qasja në përvojën e akumuluar me vite në nivel lokal dhe regjional për të siguruar klientët tanë me një gamë të gjërë të shërbimeve profesional.

Në mënyrë që klientët e tan të mund të evitojnë rrezikun e biznesit dhe të kontribuojnë në efektivitetin e kontrolleve të brendshme të kompanive të tyre. Ekipi ynë përqendrohen në zonat e rrezikut dhe këshillona ata që të marrin masat e duhura për ti evituar defektet e mundëshme në sistem.

Shërbimet tona të auditimit  të brendshëm përfshijnë:

  • Vlerësimin dhe rekomandimin e mundësive për përmirësimin e performancës
  • Hulumtimin e praktikave më të mira për implementimin e rekomandimeve për ndryshime
  • Monitorimin e zbatimit të veprimeve strategjike të menaxhmentit.
  • Transferimin e njohurive te profesionistët tuaj
  • Auditim për pajtueshmërinë me ligjet & rregullat tatimore
  • Auditime dhe shqyrtime për qëllime speciale

Për mes partnerëve tanë ndihmojm klientët në procesin e Auditimit të jashtëm,  dhe në pëzgjedhjen e komapanive  të auditimit.

Shërbime të sigurisë

Qasja jonë në auditim kombinon njohurinë e dedikuar të ndryshimeve që sjellë mjedisi biznesor i sotëm konkurrues dhe të përvojës tonë në vlerësimin e rreziqeve me të cilat ballafaqoheni çdo ditë. Synimi ynë është të ofrojmë kthimin maksimal në investimin tuaj në procesin e auditimit përmes analizave të detajuara të pasqyrave financiare, kontrolleve të brendshme dhe biznesit në përgjithësi. Ne kryejmë shërbimet tona të auditimit dhe të sigurisë në pajtueshmëri me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të publikuara nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve.

  • Auditime, rishikime, procedura të rëna dakord
  • Rishikim dhe vlerësim të kontrolleve të brendshme
  • Due diligence
  • Raporte për qëllime të veçanta
  • Raporte të atestimit
bt_bb_section_bottom_section_coverage_image