KONTABILITET
Ne duam që ju të jeni të sigurtë se sistemi i juaj i kontabilitetit paraqet saktësisht gjendjen tuaj aktuale, në mënyrë që ju të mund të fokusoheni në biznesin tuaj në vend që të merreni me librat. Fillimi i mbajtjes së librave të llogarive tuaja mund të komplikohet varësisht nga madhësia e biznesit dhe numri i transaksioneve.
Nëse mendoni se nuk mund t’i mbani nën kontroll librat e juaja të llogaritjeve, atëherë kërkoni ndihmën tonë dhe ne do të kujdesimi që të ju mbajmë librat në drejtimin e duhur.
Pakoja gjithëpërfshirëse për udhëheqjen e kontabilitetit është dizajnuar për të kompletuar regjistrimet ditore financiare si dhe regjistrimet përmbyllëse të fund – muajit, si dhe përgatitja dhe analiza e raporteve financiare mujore të biznesit tuaj. Regjistrimi i mirë i të dhënave në biznes, është esencial jo vetëm për raportimin e tatimeve por edhe për suksesin e kompanisë në tërsi.
Shërbimet kontabiliteti pranë Aldtax janë te organizuara ne funksion te nevojave te bizneseve te ndryshme qe operojne ne Republikën e Kosovës. Klientët tanë variojne nga biznese te vogla deri tek multinacionalet.
Sherbimet e kontabilitetit qe ne ofrojme perfshijne:
- Mbajtja e Librave Tregtare
- Mbajtje kontabiliteti sipas standarteve lokale dhe atyre nderkombetare (IAS)
- Pergatitja e Pasqyrave Financiare sipas standarteve lokale dhe atyre nderkombetare (IFRS)
- Sherbime kontabiliteti ne pajtim me legjislacionin e tatimeve
- Listpagesat dhe sherbime te lidhura
- Projeksione financiare, te buxhetit dhe te Cash flow
- Raportime te ndryshme per nevojat e biznesit
Gjithashtu Aldtax ofron sherbime të tjera si Përfaqësim pran institucioneve shtetërore dhe private